Alarmohet policia e Vlorës, zhduket prej dy ditësh 15-vjeçari

schedule13:56 - 19 Prill, 2022

schedule 13:56 - 19 Prill, 2022

Një 15 vjeçar është zhdukur pa gjurmë nga banesa e tij në Vlorë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë dhe nëna e tij 31 vjeç kërkon ndihmën e policisë për gjetjen e të miturit.

15 vjeçari prej datës 17.04.2022, është larguar nga fshati Babicë dhe nuk është kthyer më.

“Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasja B. B., 31 vjeçe, banuese në Sevaster, Vlorë, se prej datës 17.04.2022, është larguar nga fshati Babicë dhe nuk është kthyer më, djali i saj i mitur 15 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al