Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo ka folur dhe për zgjedhjen e presidentit të ri.
Sipas tij ftesa për dialog e mazhorancës për opozitën është një lojë, pasi në fund Rama nuk do të pranonte asnjë emër të propozuar nga PD.
Ai tha se Rama ka asin nën mëngë, dhe presidenti i ri do të jetë një emër që e do Rama.
“PD nuk ka këllqe morale që të japë një emër. Edhe nëse nga selia e PD-së do të vinte si propozim Jezu Krishti, Rama do thoshte jo se më mërzitën myslimanët, nëse do t’i propozonin Muhamedin, do thoshin jo se do të më mërziten katolikët dhe ortodoksët, por do të priste momentin që të vinte ai që do, sepse ai ka asin nën mëngë”, tha Vangjeli.
/Abcnews.al/