Një e mbijetuar e luftës në Bosnje Hercegovinë ka thënë se ukrainasit, të cilëve i janë vrarë të dashurit në luftë, mund të marrin drejtësi, por mund të duhet të presin për një kohë të gjatë që e vërteta të dalë.
Rusia ka mohuar vrasjen e qëllimshme të civilëve, por Ukraina thotë se ka shumë prova për të kundërtën në qytetet si Bucha dhe Irpin.
Munira Subasic ndihmoi në krijimin e “Nënat e Srebrenicës” për të kërkuar që viktimat e gjenocidit të vitit 1995 të identifikoheshin dhe përgjegjësit të dilnin para drejtësisë.
Ajo tha për Associated Press se “njerëzit u përpoqën të fshihnin se fëmijët tanë kanë ekzistuar ndonjëherë dhe në thelb pretendonin se ne nuk ishim kurrë nëna, se kurrë nuk lindëm askënd.”
“Mohimet e Rusisë për masakrat që ushtarët e saj po kryejnë tani në Ukrainë, për mua tingëllojnë njësoj si mohimi i gjenocidit të Srebrenicës”, tha ajo.
“Por nëse të mbijetuarit janë këmbëngulës e vërteta do të mbizotërojë”, tha ajo, shkruan Sky News.
Më shumë se 7000 djem dhe burra boshnjakë u vranë në mizorinë e Srebrenicës në korrik të vitit 1995./abcnews.al/