Rihanna dhe A$AP Rocky bëjnë daljen e parë publike pasi u përfolën se janë ndarë

schedule18:12 - 18 Prill, 2022

schedule 18:12 - 18 Prill, 2022

Rihanna dhe partneri i saj, A$AP Rocky kanë qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit pas thashethemeve se reperi e ka tradhtuar këngëtaren me mikeshën e saj. Pasi stilistja Amina Muaddi, me të cilën thuhej se reperi kishte patur një aferë, bëri një deklaratë publike duke mohuar thashethemet.

Pas këtyre spekulimeve, dyshja ka vendosur që të marrë disa ditë pushime. Rihanna, e cila do të bëhet së shpejti nënë për herë të parë, u pa në Aeroportin Ndërkombëtar Grantly Adams me Rocky, për të kaluar pak kohë në vendlindjen e saj, Barbados. Ylli i popit kishte veshur një fustan shumëngjyrësh.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Shade Room (@theshaderoom)

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!