Ukraina përsërit lutjet për hapjen e korridoreve humanitare

schedule17:03 - 18 Prill, 2022

schedule 17:03 - 18 Prill, 2022

Ukraina ka ripërsëritur thirrjet për haoljen e korridoreve humaniatre në Mariupol, qyteti jugor i vendit, i cili ka qenë shënjestër i bombardimeve të vazhdueshme ruse.

Zyrtarët ukrainas kërkojnë hapjen e korridoreve humanitare, në mënyrë që banorët të evakuohen me siguri nga qyteti.

Por sot nuk është hapur asnjë korridor humanitar , pasi zyrtarët rusë dhe ata ukrainas nuk ranë dakord për një plan të përbashkët, shkruan BBC.

Zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk kërkoi gjithashtu një korridor të dytë nga zona e fabrikës së çelikut Azovstal.

Kjo do të mundësonte një rrugë të sigurt daljeje për gratë, fëmijët dhe civilët e tjerë. Fabrika e madhe industriale është streha e fundit e rëndësishme e Ukrainës në qytetin port jugor të rrethuar.

Duke shkruar në Telegram, Vereshchuk paralajmëroi se rusët mund të shpalleshin përgjegjës për krime lufte nëse refuzonin të lejonin funksionimin e rrugëve të daljes./abcnews.al/