“Polic i infiltruar” në protestë, ndalohet i riu

schedule20:48 - 3 Prill, 2019

schedule 20:48 - 3 Prill, 2019

Policia e Tiranës pas protestës para Parlamentit bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit Olsi Albarjami. 29 vjeçari nga Elbasani akuzohet për “Kundërshtim të punonjësve të policisë”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishje e qetësisë publike”. Albajrami gjatë protestës ka kryer veprime të kundra-ligjshme ndaj punonjësve të Policisë në detyrë, veprime të dokumentuara me pamje filmike.

Më pas ai është goditur nga protestues të tjerë me pretekstin se ishte punonjës policie dhe ishte i infiltruar në protestë. Ndërkaq është proceduar në gjendje të lirë për “ Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”, Sekretari i Përgjithshëm i PD-se Gazmend Bardhi. Në lidhje me kete protestë janë proceduar në gjendje të lirë edhe 7 shtetas të tjerë për veprat penale të “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, si dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!