Çanta me para e tonelata “të bardhë”, raporti i DIA: Si bashkëpunon mafia shqiptare me atë italiane

schedule10:19 - 18 Prill, 2022

schedule 10:19 - 18 Prill, 2022

ITALI – Bandat puliane konfirmohen si kanale furnizimi për narkotikët. Kështu doli nga raporti i fundit i DIA-s në Parlament, ku duke u ndalur tek fenomeni i trafikut të drogës në rrugën Shqipëri-Puglia Adriatik, konfirmohet se krimi i organizuar në Pulia, duke shfrytëzuar kanalet e furnizimit të brendshëm dhe të huaj, kontrollon flukset e drogës.

Sasitë e mëdha të drogës, vijnë kryesisht nga Adriatikut, më pas kalojnë nëpër rajon dhe në fund drejtohen drejt qendrave kombëtare dhe të huaja të narkotrafikut.

Sipas hetuesve të DIA-s, marrëdhëniet me bandat kriminale shqiptare mbeten të konsoliduara, të cilat përfaqësojnë një burim të rëndësishëm furnizimi me marijuanë, heroinë, drogë sintetike me origjinë aziatike dhe kokainë të importuar në Shqipëri nga narkotikët kolumbianë.

Në këto raporte del në pah tendenca e grupeve kriminale shqiptare për të përdorur kanalet e menaxhuara nga bandat puliane për transportin e drogës në tregun ndërkombëtar./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!