Beatrix Ramosaj ka surprizuar ndjekësit me ndryshimin drastik që ka bërë në look. Këngëtarja ka ndarë disa momente në Instastory ku shfaqet me flokët në ngjyrë të zezë, të prera shkurt dhe me baluke. Si duket ajo ka përdorur paruke duke mos hequr dorë nga flokët e gjatë.
Megjithatë, këngëtarja nuk ka bërë me dije asgjë nëse ndryshimi ka të bëjë me ndonjë këngë të re. Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, ajo solli këngën “Më shumë se ti”, një këngë që përflitet se i dedikohet ish partnerit të saj, Donald Veshaj.
Megjithëse këngëtarja nuk ka pranuar asgjë publikisht, vetë teksti thotë shumë. Përmes vargjeve, Ramosaj thotë se është përdorur dhe se djalin për të cilin flet në këngë e ka dashur shumë. Kaq mjaftoi që të gjithë ta lidhin këngën me Donaldin. /abcnews.al