Certifikohen 72 udhërrëfyes për guida turistike

schedule18:40 - 3 Prill, 2019

schedule 18:40 - 3 Prill, 2019

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka shpërndarë 72 certifikata për udhërrëfyesit e guidave turistike. Ministri Blendi Klosi gjatë ceremonie deklaroi se guidat turistike do të bëhen vetëm nga profesionistë, në mënyrë që të kemi një imazh pozitiv dhe shërbim korrekt ndaj turistëve.

Shpërndahen 72 certifikatat e para për udhërrëfyesit turistikë të licencuar. I pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të certifikatave, ministri Blendi Klosi theksoi se do të kemi një informacion më cilësor për të përcjellë tek turistët.

Sipas ministrit Klosi është me rëndësi të kemi një objektiv të qartë që guidat të bëhen vetëm nga profesionistë dhe të evidentohen zonat që vizitohen më shumë.

Sipas të dhënave nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit për guida profesionale të certifikuara kanë aplikuar 99 aplikantë, nga të cilët vetëm 72 kanë e kaluar me sukses, ndërsa të tjerët janë në procesin e plotësimin të dokumentacionit./abcnews.al