Mbyllet votimi, zgjidhen kryetarët e degëve të PD në disa qytete

schedule18:58 - 17 Prill, 2022

schedule 18:58 - 17 Prill, 2022

Në disa degë të Partisë Demokratike në rrethe janë zhvilluar zgjedhjet e drejtuesve të rinj. Procesi i votimit organizohet nga Komisioni i Rithemelimit.

Në degën 13 në Tiranë është zgjedhur kryetar, Arsen Valisi, me 61% të votave, ndërsa në degën 3 u shpall fitues Gëzim Demushi me 81%.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Gjirokastër u shpall Eris Shehaj me 53% të votave. Kryetari i ri i degës së Përmetit është zgjedhur Arson Lipe me 81 % të votave.

Kryetari i demokratëve të Tepelenës është zgjedhur Malo Sadikaj me 87% të votave, ndërsa në Memaliaj, Bujar Kapllani me 87.7% të votave.

Pas mbylljes së procesit të votimit, në Cërrik u shpall fitues Nadire Asllani me 78% të votave, ndërsa në Patos, Ramadan Ymeraj me 69% të votave. Kryetari i ri i degës së Kelcyrës është zgjedhur Arjan Kasa me 92%. Sakaq, Admir Sinamati është zgjedhur kryetari i ri i demokratëve kuksianë.

Procesi i votimit për të zgjedhur drejtuesit e struktuarave nuk është pranuar nga shumica e deputetëve të grupit parlamentar, duke e cilësuar këtë të fundit si të një anshëm, pasi nuk përfshin një pjesë të anëtarësisë. g.v/abcnews.al