Gazment Bardhi ka reaguar pas refuzimit të platformës së bashkimit nga mbështetësit e Berishës. Bardhi ironizon deklaratën e Flamur Nokës, i cili theksoi se deputetët që nuk duan Berishën në grup parlamentar dhe parti janë vegla të Ramës.
“Interesant shumë edhe ky qëndrim: Kush kërkon bashkimin e demokratëve është “vegël” e ER; ndërsa kush po përçanë partinë, po zvogëlon partinë dhe po ecën në rrugën e njëanashmërisë, pa asnjë reflektim, po e “tmerron” dhe “lufton” fuqishëm ER”, shkruan Bardhi në Facebook.
Më herët reagoi edhe Enkelejd Alibeaj, i cili tha se refuzimi i platformës së bashkimit nuk i shërben demokratëve.
Çfarë tha Noka:
“Theksoj se askush nuk do të mundet të organizojë procese ku 1958 karrige të lexohen si 5004 delegatë. Askush s’do mundet të manipulojë vullnetin e deputetëve dhe të grupit të PD. Koha e përjashtimeve ka përfunduar dhe bashkë me të edhe koha kur vullneti i shumicës injorohej. PD mbetet e hapur për të diskutuar me çdo deputet dhe demokrat. Jemi të gatshëm që me grupi auditi të verifikohet çdo procedurë zgjedhore të kuvendit. Por në asnjë rast dhe rrethanë procesi i nisur prej muajsh nga kuvendi nuk do të ndalojë. Mirëpresim të gjitha ata që do të bëhen pjesë e këtij procesi por s’do lënë askënd ta pengojë. Kush do të lidhë fatin e tij me veglat e Ramës le ta bëjë por koha e marrjes së PD ka marrë fund”, tha Noka. /abcnews.al