Konfirmon inaugurimin e “Kukës Arena”, Gjici: Të luajmë këto ndeshje si të ishin finale

schedule13:58 - 16 Prill, 2022

schedule 13:58 - 16 Prill, 2022

Kukësi përballë Kastriotit në Kamëz për të zhvilluar mes tyre ndeshjen e javës së 29-të të kampionatit shqiptarë.

Ditën e sotme u raportua se ndeshja e javës tjetër mes Kukësit dhe Laçit do të zhvillohet në “Kukës Arena” dhe verilindorët kështu do të ktheheshin në shtëpinë e tyre për të luajtur ndeshjet mbetura të këtij sezoni, pas afro 3 vitesh “shegtimi”.

Këtë lajm e ka konfirmuar Presidenti i nderit të verilindorëve, Safet Gjici, i cili pak para se të niste takimi mes Kukësit dhe Kastrioti, për “Supersport” u shpreh se ekipi i Diego Longos do të kthehet në shtëpi javën që vjen.

“Ndeshjet e fundit janë shumë të forta. Kampionati është mbyllur, Tirana e ka mbyllur sa i përket pikëve. Sot është ndeshje shumë e fortë, më ka lënë shije të hidhur ndeshja me Egnatian, ishte një ndeshje që duhej fituar. Kemi kritika për mënyrën se si u anulua goli, arbitri nuk iku ta shohë.

Të shohim përpara, jemi në treshe. Tani kthehemi në fushën tonë, me 23 do luajmë me Laçin në fushën tonë, është çështje e mbyllur. Sezoni i katërt që shtegtojmë, i kemi marrë me radhës gjithë fushat e Shqipërisë. Lodhje e madhe, ka ndikuar, por tre barazime radhazi janë shumë. Po fituam sot jemi në rrugën e duhur, por Kastrioti është lart në tabelë, fitoi me Vllazninë.

Longo? Duhet të ketë rezultate që të konfirmohet. Objektivi ynë është pjesëmarrja në Europë. Nuk kemi siguruar asgjë, t’i konsiderojmë si finale këto tetë ndeshje. Longo dhe stafi duhet të punojnë fort, konkurrenca në Europa është e madhe. Nuk duhet të bëjmë hap pas, t’i fitojmë ndeshjet një nga një. Do vazhdojmë, vitin tjetër do synojmë titullin kampion”, deklaroi Gjici. /f.a/abcnews.al