Në “Arena Egnatia” skuadra e Zekirija Ramadanit do të presë Tiranën kryesuese për të luajtur mes tyre llogaritë e javës së 29-të të kampionatit shqiptar.
Një duel shumë i rëndësishëm për rrogozhinasit të cilët kërkojnë pikët e mbijetesës përballë bardhebluve të Orges Shehit.
Të dyja ekipet kanë vendosur edhe për formacionet të cilat do të zbresin në fushën e lojës, ku Ramadani i ka besuar sulmin Artur Maganit, i cili duhet të mbulojë më së miri mungesën e Pedro Agustro që është i pezulluar.
Pak ndryshime edhe te Tirana me Shehin që nuk bën tolerime, por do të zbresë në fushë skuadrën më të mirë. Ardit Toli do të ulet në stol për t’i lënë vendin Hotin, kurse pjesa tjetër e titullarëve do të jetë njësoj si në sfidat e fundit.
Egnatia: Puja, Ymeraliaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuca, Duranski, Agbepornu, Imeri, Ademi, Jackson, Magani. Trajner: Zekirija Ramadani
Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Hoxhallari, Ismajlgeci, Hoti, Totre, Limaj, Xhixha, Seferi, De Silva. Trajner: Orges Shehi. /f.a/abcnews.al