Sulmet ruse janë intensifikuar në një sërë zonash në Ukrainën lindore , duke përfshirë Kharkiv, Luhansk dhe Donetsk, sipas zyrtarëve ushtarakë dhe rajonalë ukrainas, shkruan CNN.
Ka raporte se forcat ruse po bombardojnë gjithashtu zonat e të tre rajoneve përpara një ofensive të planifikuar tokësore. Në Slobozhansky, një zonë në jug të Kharkiv, “fokusi kryesor i rusëve është rigrupimi dhe forcimi i trupave”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Forcat ruse synojnë të bllokojnë forcat ukrainase në qytetin e Kharkiv, i cili vazhdon të jetë në sulmin e vazhdueshëm të pushtuesve dhe kanë pozicionuar deri në 22 grupe taktike batalioni rreth Izyum, shtoi Shtabi i Përgjithshëm.
Një grup taktik batalioni zakonisht përbëhet nga rreth 1000 trupa. Në rajonin e Donetskut, fokusi i forcave ruse është marrja në kontroll e qyteteve Popasna dhe Rubizhne.
Gjithashtu janë raportuar sulme nga forcat ruse rreth qytetit të Severodonetsk. Një person është vrarë në Kreminna, në veriperëndim të Severodonetsk, tha një zyrtar lokal. Në ditën e fundit, 10 sulme të forcave ruse janë zmbrapsur nga forcat ukrainase në rajonet Donetsk dhe Luhansk.
Ndërkohë që janë raportuar sulme me raketa në zona të tjera përtej rajonit të Donbasit.
/abcnews.al