Zëvendëskryeministrja e Ukrainës ka konfirmuar se ditën e sotme do të hapen nëntë korridore humanitare për evakuimin e civilëve, sipas skynews.
Iryna Vereshchuk tha se do të tentohet sërish evakuimi i civilëve nga qyteti i rrethuar i Mariupolit, i cili është përballur me sulme të pamëshirshme ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Personat që kanë mbetur në Mariupol mund të largohen me makina private, tha ajo.
Pesë nga nëntë korridoret e evakuimit përfshijnë rajonin e Luhanskut, në Ukrainën lindore.
/abcnews.al