Bombardimet e rusëve në Kharkiv: 10 viktima, mes tyre një foshnje

schedule22:50 - 15 Prill, 2022

schedule 22:50 - 15 Prill, 2022

Të paktën 10 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ruse në rajonin verilindor të Kharkivit. Lajmin e bën të ditur zyra e prokurorit në rajon ndërsa thuhet se mes viktimave ishte edhe një foshnjë shtatëmuajshe.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm njoftoi në Telegram se rreth orës 16:30, me orën lokale forcat ruse përdorën raketahedhës të shumtë ndaj qarkut Industrial të Kharkiv-it.

“Si pasojë e sulmeve u vranë dhjetë civilë, duke përfshirë një fëmijë 7 muajsh. 35 persona të tjerë u plagosën. Disa ndërtesa u dëmtuan dhe u shkatërruan.”

Më herët, Oleh Syniehubov, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Kharkiv-it bëri të ditur se zona të banuara në Kharkiv u bombarduan nga rusët. Kujtojmë se rusët kanë shtuar sulmet në Kharkiv dhe qytetet ukrainase në Donbas në jug gjatë javëve të fundit ndërsa fokusi i rusëve zhvendoset në lindje të Ukrainës. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!