Futbollisti i njohur i skuadrës së Norwich, Milot Rashica është shumë aktiv në rrjetet sociale. Ai ndan herë pas here momente dhe nga jeta private.
Sot, bashkëshortja e tij, Belkez Këra ka ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte një urim nga Miloti.
Ky i fundit ka publikuar në Instagram një foto, ku shfaqen së bashku me dy fëmijët dhe e ka shoqëruar me disa fjalë tepër të ngrohta.
“Urime ditëlindjen dashuria ime. Jemi shumë me fat që të kemi në jetë”, ka shkruar futbollisti.
View this post on Instagram
Kujtojmë që çifti u bënë prindër për herë të dytë në muajin shtator. Ata e bekuan Tianin e vogël me një vëlla./abcnews.al