Rusët bombardojnë zonat civile, 7 të vdekur dhe 34 të plagosur në Kharkiv

schedule19:04 - 15 Prill, 2022

schedule 19:04 - 15 Prill, 2022

Të paktën shtatë persona u vranë dhe 34 të tjerë u plagosën si pasojë e bombardimeve ruse në një zonë të banuar të Kharkiv, tha sot guvernatori rajonal.

“Okupatorët qëlluan në një nga zonat e banuara të qytetit të Kharkiv. Fatkeqësisht, 34 persona u plagosën, duke përfshirë tre fëmijë. Shtatë persona u vranë, duke përfshirë një fëmijë shtatë muajsh”, tha Oleg Sinegubov për Telegram.

“Ushtria e dytë më e madhe në botë, ajo ruse, siç rezulton, mund të luftojë vetëm popullatën civile,” tha ai me ironi, duke u kërkuar banorëve të mos dalin në rrugë nëse nuk është absolutisht e nevojshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!