Policia e Kosovës u sulmua sot në zonën e Zubin Patokut në veri. Gazetari Unitet Berisha nga T7 në një raportim për emisionin “Ballkan” në ABC ka dhënë detaje për situatën.
Gazetari theksoi se aktualisht në terren nuk ka forca të shtuara të policisë së Kosovës, por edhe të KFOR-it.
“Në terren nuk shihen as forca të policisë së Kosovës të shtuara, por as të KFOR. Pak më herët ishin tre makina të KFOR, gjithashtu edhe një helikopter i KFOR. Në momentin që policia e Kosovës është larguar në atë kohë është larguar edhe KFOR. Nuk ka pasur shtim të prezencës”.
Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit të sotëm. Policia e Kosovës u sulmua në veri të vendit, teksa ishte nisur për të marrë detyrën në pikat kufitare me Serbinë. Ky ishte sulmi i katërt brenda pak ditëve.
Katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Leposaviçi, Zubin Potoku dhe Zveçani janë të banuara me shumicë serbe. /abcnews.al