Presidenti rus Vladimir Putin thotë se Evropa nuk ka alternativë përveçse të vazhdojë të përdorë energjinë ruse, duke paralajmëruar për pasoja ekonomike të jashtëzakonshme nëse kontinenti përpiqet të zëvendësojë furnizimin me naftë dhe gaz.
“Një zëvendësim i arsyeshëm për Evropën thjesht nuk ekziston,” tha Putin për mediat, raporton BBC.
“Nuk ka vëllime rezervë në tregun global dhe dërgesat nga vendet e tjera, kryesisht nga SHBA, të cilat mund të dërgohen në Evropë, do t’u kushtojnë konsumatorëve shumë herë më shumë”, shtoi ai.
Siç është raportuar ditët e fundit, liderët në Evropë po punojnë për të reduktuar varësinë e tyre nga energjia ruse. Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kritikuar vende të tilla si Gjermania që po i rezistojnë një ndalimi total të naftës dhe gazit rus për shkak të kostos së saj të madhe ekonomike, duke thënë se nafta ruse po paguhet me gjakun e njerëzve që vriten. g.v/abcnews.al