Fajdexhinjtë e Shkodrës , prokuroria lehtëson masën e sigurisë për 3 të dyshuar

schedule22:08 - 2 Prill, 2019

schedule 22:08 - 2 Prill, 2019

Prokuroria në Shkodër ka nisur që të tërhiqet nga akuzat e rënda për personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Maranaj” të cilët dyshohen për dhënie fajdesh ndaj disa personave mes tyre djemve dhe vetë ish prefektit të Shkodrës Paulin Radovani.

Në fund të seancës që u zhvilllua për 4 orë me radhë në gjykatën e Apelit në Shkodër prokurori Brahim Dragjoshi pranoi para gjykatës që të paktën për tre të dyshuar të lehtësohet masa e sigurisë “arrest me burg” dhe bëhet fjalë për Naim Ahmetin, Adri Balen dhe Lulzim Sylja.

Për 9 të tjerët i qëndroi kërkesës për “arrest me burg”. Gjykata e Apelit e shtyu për ditën e nesërme vendimin e saj për 12 të arrestuarit. Të gjithë të arrestuarit kanë kërkuar që gjykata të vendos masën lehtësuese të sigurisë “detyrim paraqitje” dhe të hetohen të lirë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!