Në shumicën e shtëpive, nëse jo në të gjitha, ka padyshim patate, pasi ato gatuhen në shumë mënyra. Për këtë, në fakt, shumica prej nesh jemi mësuar t’i blejmë në sasi të mëdha dhe t’i ruajmë në kuzhinë ose në magazinë. Por çfarë ndodh kur nuk i përdorim për gatim për pak kohë?
Fillojnë të mbijnë dhe të zbuten. Për të shmangur këtë situatë dhe për t’i mbajtur ato të freskëta për aq kohë sa të jetë e mundur, ndiqni këto këshilla të thjeshta. Mos i ruani në frigorifer pasi niseshteja shndërrohet në glukozë, dhe shija dhe tekstura e tyre nuk janë të mira pas gatimit.
Për t’i ruajtur më mirë, vendosini në një vend të thatë, të freskët dhe të errët. Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë të patates me çimento ose ruajtjen e saj në qese najloni. Mënyra më e mirë është t’i vendosni në një qese letre, ku patatet mund të “marrin frymë”. /abcnews.al