Merrte mijëra euro nëpërmjet mashtrimit, arrestohet arabi

schedule14:44 - 2 Prill, 2019

schedule 14:44 - 2 Prill, 2019

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas arab, i cili në bashkëpunim me disa shqiptarë, u premtonte të huajve me kombësi egjiptiane pasaporta në këmbim të një shume prej 20 mijë eurosh. Aktivitetin e paligjshëm, Talal Ahmad abu Mayba, 41-vjeç, i lindur në Emiratet e Bashkuara Arabe, e kryente duke u kamufluar si investitor.

Sipas Policisë së Tiranës, nuk është vërtetuar deri tani që të jenë falsifikuar pasaporta apo leje qëndrimi për shkak të rregullave dhe dokumenteve strikte që kërkoheshin nga zyra e kufirit dhe migracionit në vendin tonë.

Në kuadër të operacionit “Përshpejtimi” u proceduan në gjendje të lirë edhe dy shqiptarë, si edhe u sekuestruan kompjutera dhe dokumente të ndryshme që i përkisnin personave të huaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!