Holanda sekuestron jahtet e 20 oligarkëve rusë

schedule13:32 - 14 Prill, 2022

schedule 13:32 - 14 Prill, 2022

Holanda ka sekuestruar 20 jahte ruse, duke ndaluar daljen e tyre nga porti.

Sekuestrimi vjen si pjesë e sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, për të ndëshkuar pushtimin e Ukrainës.

“Duke pasur parasysh masat aktuale në fuqi, këto anije nuk mund të dorëzohen, transportohen apo eksportohen për momentin”, tha ministri i Jashtëm holandez Vopke Hookstra në një letër drejtuar parlamentit.

Në kuadër të hetimit të tyre, doganat holandeze konfirmuan se “u gjetën dy jahte që i përkisnin një personi që është në listën e sanksioneve të BE-së”.

20 jahtet që janë konfiskuar janë nga 8.5 deri në 120 metra të gjatë./abcnews.al/