Këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak tha se vijojnë bisedimet e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë duke shtuar se pengesa kryesore mbetet numri i vendeve që do të shërbenin si garantues të sigurisë për Ukrainën, sipas CNN.
“Ne duhet ta kuptojmë se rusët në mënyrë kategorike nuk duan që të rritet numri i vendeve që mund të jenë garantues të sigurisë për Ukrainën. Por për ne është shumë e rëndësishme që të kemi sa më shumë vende që do të ndihmojnë në mbrojtjen e Ukrainës,” tha ai.
Në një takim të fundit në Stamboll midis negociatorëve ukrainas dhe rus, ata arritën marrëveshje paraprake për mundësinë e statusit neutral për Ukrainën, por të mbrojtur nga garancitë ndërkombëtare të sigurisë.
Ndërkohë në një deklaratë të fillim të kësaj jave, presidenti rus Vladimir Putin e përshkroi procesin e negociatave “një rrugë pa krye” por Podolyak tha se puna ka vazhduar.
/abcnews.al