Dhjetëra vullnetarë i bashkohen aksionit të Bashkisë së Tiranës

schedule13:47 - 2 Prill, 2019

schedule 13:47 - 2 Prill, 2019

Dhjetëra vullnetarë dhe punonjës të institucioneve të varësisë së Bashkisë së Tiranës iu bashkuan aksionit për mbjelljen e 25 mijë fidanëve të rinj në zonën e Allgjatës në Vaqarr. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj theksoi se tashmë të gjithë qytetarët e kanë kuptuar rëndësinë që ka mbrojtja e mjedisit.

“Jam sot shumë krenar që i shërbej një qyteti, ku njerëzit e kanë kuptuar misionin e tyre: që ky është një mision jo për politikë, jo për bashki, jo për administratë, por një mision për familjet tona”, tha Veliaj.

Ndërkohë kryebashkiaku ftoi qytetarët të shfrytëzojë kohën dhe të japin kontribut për një qytet më të mirë. Mungesa e vëmendjes ndër vite për ruajtjen dhe shtimin  e sipërfaqeve të gjelbra, tha Veliaj, ka sjellë edhe fenomenin shqetësues të erozionit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!