Pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit në selinë e Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali BVerisha foli për frymë bashkëopunimi dhe pajtimi.
Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se “telefoni i prishur i Enkelejd Alibeajt nuk e pëngon procesin”.
“U diskutua gjerësisht për ecurinë e procesit gjer tani. U vendos që auditi të funksionojë në tërë procesin. Fryma e bashkëpunimit dhe pajtimit në bazë është vërtetë shumë e mirë. Telefoni i prishur i Enkelejdit që marrin persona të caktuar dhe u thonë të mos bashkëpunojnë nuk e pengon këtë proces, po ecën mjaft mirë.
Shqetësimet e ligjshme të deputetëve që u ngritën për defekte të caktuara në degë të caktuara do merren masa që t’u jepet zgjidhje, pra mund të them që po ecet drejt Kuvendit me transparencë të madhe dhe ecuri të mbarë”, deklaroi Berisha, ndërsa shtoi se drejt Kuvendit të 30 prillit do të shkojnë me transperencë.