Policia e Krujës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 1 Prill, ku një mobilieri në Nikël u përfshi nga flakët. Në pranga ranë dy persona, A.M., 26 vjeç dhe N.M., 58 vjeç. Sipas policisë ata i kanë vënë zjarrin mobilerisë për motive të dobëta.
Ndërkohë gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e N.M., policia ka gjetur një pushkë model 56. Ajo ishte pa leje përkatëse dhe u sekuestrua nga autoritetet.
Ndaj dy të arrestuarve rëndojnë veprat penale të “Shkatërrimit të pronës me zjarr, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”./abcnews.al