Rreth 180,000 njerëz janë në pritje për t’u evakuuar nga Mariupol, sipas një deklaratë të kryebashkiakut Vadym Boychenko, sipas CNN.
Deklarata e tij vjen pas njoftimit të zëvëndëskryeministres ukrainase Iryna Vereshchuk se ditën e sotme nuk do të hapej asnjë korridor humanitar për evakuimin e civilëve për shkak se forcat ruse kishin bllokuar autobusët e evakuimit.
Rreth 150,000 njerëz janë evakuuar deri më tani nga Mariupol.
/abcnews.al

