Xhaka nuk e “tradhëton” Arsenalin: Dua të fitoj trofe me “Gunners”

schedule14:30 - 13 Prill, 2022

schedule 14:30 - 13 Prill, 2022

Granit Xhaka është një nga lojtarët e rëndësishëm të Arsenalit, teksa ka qenë një pikë kyçe e skuadrës në Premier League.

Në një intervistë për “Players Tribune Football”, lojtari shqiptarë ka treguar se me “Topçinjtë” dëshiron të fitojë trofe dhe për momentin nuk e mendon një largim nga “Gunners”.

Gjithashtu ish-futbollisti i Baselit ka folur edhe për raportin që e ka me tifozët dhe me vështirësitë nëpër të cilat kalojnë futbollistët, e të cilat nuk vërehen nga tifozët

“Pas këtij sezoni, i kam edhe dy vjet të tjerë kontratë këtu. Do të jap gjithçka derisa të jem në këtë klub. Gjithmonë e them këtë. Unë e nënshkrova kontratën e re për ta shijuar kohën time këtu dhe kjo është kjo. Unë dua të arrij diçka me këtë klub, diçka speciale. Dhe, pa e arritur këtë, nuk do ta largohem.

Unë dua të kem marrëdhënie sa më të mirë me njerëzit nga jashtë, me tifozët, të jem afër me ta. Ne nuk i takojmë kurrë ata, nuk kemi kurrë bisedime me ta. Ata vetëm na shohin në fushë, për 90 minuta dhe lamtumirë. Ata nuk e dinë se si ushtrojmë më parë. Ata nuk e dinë se si ndihesh, nuk e dinë këtë. Nëse e ke ndonjë problem në familje, as këtë s’e dinë, shumë detaje s’i dinë”, përfundoi Xhaka.

Futbollisti kosovar lidhet me një kalim të mundshëm në Romë, por pas deklaratave të fundit, rriten gjasat e qëndrimit të tij në “Emirates Stadium”. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!