Pavarësisht interesimit intensiv të Juventusit dhe të Barcelonës, Ramy Bensebaini ka vendosur që të vazhdojë të ardhmen e tij në Bundesliga.
Aktualisht, ai luan me M’gladbach në krahun e majtë të mbrojtjes dhe pëlqehet shumë nga disa ekipe. Ai refuzoi dy klube të mëdha, pasi dëshira e tij është të transferohet te Dortmund.
Sipas “Bild”, Dortmund është në kërkim të një mbrojtësi të majtë dhe pëlqehet shumë pikërisht Bensebaini.
Sipas raportimeve nga “Sport 1”, kontakti midis palëve ka ardhur dhe po diskutohen detajet, ku shihet se merkatoja e verës do ta gjejë djaloshin me fanellën e Dortmund./ h.ll/abcnews.al