“Rreziku ka qenë prezent,” Obama për Putinin: Gjithmonë ka qenë i pamëshirshëm edhe me njerëzit e tij

schedule15:58 - 12 Prill, 2022

schedule 15:58 - 12 Prill, 2022

“Presidenti rus Vladimir Putin po sillet në një mënyrë moskokëçarëse me pushtimin e Ukrainës.” Kështu është shprehur ish-presidenti amerikan Barack Obama në një intervistë të dhënë të martën për NBC.

“Putin ka qenë gjithmonë i pamëshirshëm si me njerëzit e tij ashtu edhe me të tjerët. Ai ka qenë gjithmonë një person i zymtë i ‘mbështjellë’ nga nacionalizmi etnik…Ajo pjesë e Putinit, mendoj, ka qenë gjithmonë aty. Ajo që kemi parë me pushtimin e Ukrainës është Putin u tregua i pamatur në një mënyrë që mund të mos e kishit parashikuar tetë apo 10 vjet më parë, por rreziku ishte gjithmonë aty.”

Ish-presidenti amerikan refuzoi të përgjigjej kur u pyet se çfarë do të kishte bërë ai vetë ndryshe nëse do të ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë, përfshirë këtu edhe në vitin 2014 kur Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014.

Në vend të kësaj, ai këmbënguli se është e rëndësishme që “të mos e marrim demokracinë të mirëqenë dhe të qëndrojmë në një linjë me ata që besojnë në liri dhe në pavarësi.”  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!