Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Putin: Pushtimi i Ukrainës ishte vendimi i duhur, s’kishim zgjedhje tjetër

schedule12:02 - 12 Prill, 2022

schedule 12:02 - 12 Prill, 2022

Presidenti rus, Vladimir Putin ka justifikuar pushtimin rus të Ukrainës, duke thënë se ai kishte marrë “vendimin e duhur”.

“Qëllimet e ushtrisë ruse janë absolutisht të qarta dhe fisnike. Nga njëra anë, ne po ndihmojmë dhe po shpëtojmë njerëzit, dhe nga ana tjetër, thjesht po marrim masa për të garantuar sigurinë e vetë Rusisë. Është e qartë se ne nuk kishim zgjidhje. Ishte vendimi i duhur“, tha Putin.

Lexo edhe: Beteja e Donbasit si ajo e Kurskut: Një luftë e madhe tankesh, mund të vendosë fatin e Ukrainës



Presidenti rus është në një vizitë në Kozmodromin Vostochny në rajonin Amur në lindjen e largët të Rusisë, ku do të zhvillojë takimi me presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!