35 vjeçarja fut fëmijën brenda tharëses së rrobave, shpëton mrekullisht pas disa rrotullimeve

schedule11:22 - 12 Prill, 2022

schedule 11:22 - 12 Prill, 2022

Një dado në Florida ra në prangat e policisë pasi futi një fëmijë 4 vjeçar brenda makinerisë që than rrobat. 35 vjeçarja, Amber Chapman u arrestua pasi fëmija u rrotullua brenda makinerisë. Djali pësoi dëmtime rreth syve, veshëve, shpatullave dhe pjesës së shpinës kur u transportua në repartin e urgjencës.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Shkurt. Policia nisi një hetim dhe doli në përfundimin se 35 vjeçarja e futi 4-vjeçarin në tharëse me disa peshqir dhe e vuri në punë. Siç tha vogëlushi, ai nisi të rrotullohej kur 35 vjeçarja e ndaloi makinën, hapi derën dhe e mbylli sërish për të vazhduar funksionimin, sipas New York Post.

Në fundjavë, Amber Chapman u arrestua dhe u lirua e një garanci prej 15,000 dollarësh.Ajo përballet me një akuzë të shkallës së parë për abuzim të rëndë të fëmijëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!