Zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk ka njoftuar se do të hapen nëntë korridore humanitare për evakuimin e civilëve përfshirë nga qyteti i rrethuar i Mariupolit, sipas skynews.
Vereshchuk tha në një deklaratë se pesë nga nëntë korridoret e evakuimit do të hapen nga rajoni Luhansk i Ukrainës në lindje të vendit. Ditën e djeshme, u evakuuan 4,354 persona nga qytetet dhe më shumë se 550 civilë arritën të largoheshin nga Mariupol.
Megjithatë, Vereshchuk tha se forcat ruse bllokuan një kolonë autobusi në Donetsk, një qytet në lindje të vendit.
/abcnews.al