U vra në Shkodër, viktima i njohur për drejtësinë: Si e kërcënoi vëllanë me pistoletë, në 2020 i hodhën makinën në erë

schedule08:42 - 12 Prill, 2022

schedule 08:42 - 12 Prill, 2022

55 vjeçari Nazmi Bandulla i vrarë sot me armë zjarri në Shkodër është një emër i njohur për drejtësinë.

Në 2020 i kanë vënë tritol makinës së tij të parkuar pranë shtëpisë. Nga shpërthimi atëherë nuk pati të lënduar por vetëm për dëme materiale.

Bandulla rezulton person me precedentë të mëparshëm penalë edhe për konflikte brenda familjes. Në të njëjtin vit ai është arrestuar pasi ka kërcënuar me armë zjarri tip pistoletë, pas një konflikti për motive pronësie, vëllanë e tij shtetasin A. Bandulla, i cili banon në të njëjtën ndërtesë me viktimën. Atëherë ngjarja ndodhi në lagjen “Partizani” të qytetit të Shkodrës, ku dhe u vra sot.

Lexo edhe: Nazmi Bandulla u vra duke pirë kafen në lokal, u qëllua 3 herë me armë

Shkak i kërcënimit me armë zjarri tip pistoletë siç njoftuan blutë atëherë ishte një konflikt për motive pronësie. Shërbimet policore, së bashku armën e zjarrit tip pistoletë Bareta, me një fishek në fole, sekuestruan edhe 38 copë fishekë, te kalibrit 9mm, në cilësinë e provës materiale.

Lexo edhe: VIDEO/ “Kafeja e fundit”, trotuari i mbuluar nga gjaku, ky është vendi ku u ekzekutua Nazmi Bandulla në Shkodër

Mëngjesin e sotëm Bandulla është vrarë duke pirë kafen e mëngjesit në një lokal afër shtëpisë së tij në lagjen Partizani. 55 vjeçari është qëlluar 3 herë me armë zjarri teksa ka qenë ulur në një tavolinë jashtë lokalit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!