Zelensky akuzon Rusinë: Po bëhet vend toksik, ushtria ka lënë mijëra mina kudo

schedule08:34 - 12 Prill, 2022

schedule 08:34 - 12 Prill, 2022

Vend toksik e ka cilësuar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky Rusinëm e cila nuk ka të ngjarë të ndalojë sulmet ndaj Ukrainës.

Gjatë një mesazhi me video nëpërmjet Facebook, Zelensky ngriti alarmin se forcat ruse që janë tërhequr nga vendi kanë lënë pas me qindra mijëra municione.

“Okupatorët lanë mina gjithandej. Në shtëpitë që kapë, në rrugë, në fusha. Ata minuan pronat e njerëzve, minuan makinat, dyert”, tha ai.

Ai paralajmëroi për raportet se Rusia mund të planifikojë të vendosë armë kimike në Ukrainë, duke shtuar se ata po i marrin këto shqetësime “sa më seriozisht të jetë e mundur”, duke u bërë thirrje ukrainasve të forcojnë vendosmërinë e tyre.

“Detyra kryesore si sot ashtu edhe çdo ditë në këtë kohë janë masat konkrete mbrojtëse,” u shpreh Zelensky.

Ai tha se trupat e Ukrainës janë “më të guximshëm” se forcat ruse dhe “po i mundin pushtuesit me mençuri dhe taktika të menduara mirë”.

Por ai tha se Ukraina është ende e varur nga partnerët e saj ndërkombëtarë për armë dhe se Kievi nuk ka pajisjet që i nevojiten “në veçanti, për të çliruar Mariupolin nga ushtria ruse.”/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!