Forcat ukrainase po luftojnë kundër Rusisë në qytetin port të rrethuar të Mariupolit. Lajmin e bëjnë të ditur zyrtarët vendas duke hedhur poshtë raportimet që sugjerojnë se beteja po i afrohej fundit.
“Betejat për Mariupolin vazhdojnë”, thotë nënkryetari i bashkisë Serhiy Orlov për BBC.
Më herët, një udhëheqës militant i mbështetur nga Moska në Ukrainën lindore tha se forcat e tij kishin kontrollin e qytetit-port.
“Për sa i përket portit të Mariupolit, ai është aktualisht nën kontrollin tonë,” thotë Denis Pushilin, kreu i të ashtuquajturës republikë popullore Donetsk, cituar nga agjencia ruse e lajmeve Interfax dhe RIA Novosti.
Mariupol ka mbajtur peshën e madhe të sulmeve të vazhdueshme ruse gjatë luftës, dhe është kyç për fushatën ushtarake të Moskës në Ukrainë. /abcnews.al/