Rusia emëroi komandant në ri, paralajmërimi i SHBA: Taktikat e “Kasapit të Sirisë” në Ukrainë

schedule15:29 - 11 Prill, 2022

schedule 15:29 - 11 Prill, 2022

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, ka komentuar emërimin e një gjenerali rus i njohur si “Kasapi i Sirisë” për të mbikëqyrur luftën në Ukrainë. Sipas tij, ky emërim është në përputhje me strategjinë e luftës që ndiqet nga Moska.

Gjenerali Alexander Dvornikov, 60 vjeç, ka udhëhequr më parë operacionet ruse në Siri, ku forcat ruse janë akuzuar për shënjestrim të qëllimshëm të zonave civile. Ai më parë ka shërbyer edhe në Çeçeni.

Duke folur për Face the Nation të CBS të dielën, Sullivan tha se ai beson se emërimi i Dvornikov është një shenjë që Rusia planifikon të ndjekë politikën  e “tokës së djegur”.

“Ne kemi parë mizori dhe krime lufte dhe vrasje masive, imazhe të tmerrshme dhe tronditëse nga qytete si Bucha dhe sulme me raketa në Kramatorsk. Unë mendoj se ky emërimi i gjeneralit është një tregues se ne do të shohim më shumë nga kjo”, tha ai.

Moska ka mohuar çdo përfshirje në vdekjen e civilëve në Bucha dhe i përshkroi raportet e trupave të shpërndara nëpër rrugë si lajme të rreme. Por vlerësimi i Sullivanit iu bë jehonë nga gjenerali David Petraeus, ish-drejtor i CIA-s.

“Rusët ishin të njohur në Siri, kryesisht për…”shpopullimin” e zonave. Kjo është ajo që ata i bënë Alepos,” tha Petraeus në CNN. “Kjo është ajo që ata bënë në zona të tjera. Dhe unë mendoj se ne mund ta presim këtë”, theksoi ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!