Vllaznia kërkon finalen e Kupës së Shqipërisë për të dytin vit radhazi dhe do japë gjithçka në fushë për t’ia dalë mbanë kundër Partizanit.
Të mërkurën luhet gjysmëfinalja e kthimit në “Loro Boriçi”, prej orës 17:45. Takimi i parë më “Demat” ka përfunduar 0-0 dhe kishte goxha polemika, për shkak të një goli që iu anulua sulmuesit Aralica me VAR.
Para kësaj ndeshje, kapiteni Gurishta ka përcjellë një mesazh për tifozët dhe u bën thirrje atyre që të jenë sa më të shumtë në stadium të mërkurën.
“Çdo kritikë dhe pakënaqësi ndaj ndesh ka vend, por të mërkurën kemi nevojë për ju dhe ju e keni treguar që edhe në momentet më të vështira keni qenë aty.
Me ju jemi më të fortë, me ju ia dalim”, shkruan kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta, në postimin e bërë në Instagram. / abcnews.al