Gjatë një interviste për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Aurora Shele lexoi letrat tarrot dhe bëri një parashikim se si do të jetë ky muaj që ka nisur për të gjithë shqiptarët. Gjatë bisedës nga skype me moderatorin Alban Musa, Aurora tha se do të jetë një muaj i mirë.
“Ka dalë një person i lënduar por që është akoma në këmbë por e kam humbur besimin te njerëzit e tjerë dhe ruhet. Ka vështrimin mosbesues te njerëzit e tjerë. Besoj kjo është fryma e të gjithëve. Nga njëra anë, ka dalë dhe rrjeta e iluzioneve që personifikon shpresën. Kanë përballë shumë gjëra të ndryshme.
Duket se ky muaj do të jetë pozitiv për lekët. Është karta e një dëshire të plotësuar. Do të thotë plotësim i një dëshire personale. Kjo është letra e lekëve dhe një personi që jep për të tjerët. Ndoshta do të ndihen më bujar nëse fillojnë një punë të re apo marrin një shumë lekësh të papritur nga puna.
Nëse për disa ndodh që të pushohen nga puna, do të jetë për më mirë sepse do të fillojnë një punë tjetër akoma më të mirë dhe me më shumë lekë. Duket sikur ndodh një e keqe për një të mirë.”, tha Aurora. Ndër të tjera, ajo lexoi dhe letrat e moderatorit Alban Musa.
“Të ka shkuar mirë, je shumë mirë dhe do të të shkojë mirë. Në mes ka dalë plotësimi i dëshirës dhe ka dalë letra e forcës si dhe e zemrës. Nga letra që shikoj këtu, shumica janë femra. Ndoshta mund të ketë qenë një dëshirë për një femër në jetën tënde si gruaja apo nëna.
or letrat më tregojnë më tepër atë që dëshiron. Dëshira do të të plotësohet por të kalojë dhe forca. Është si të thuash do të zbusësh luanin ( mund të jetë frika apo projekti që nuk e keni marrë.)”, tha Aurora. /abcnews.al