313 raste të filmuara, si e përdornin sistemin TIMS-in policët për të përfituar shuma deri në 400 euro

schedule09:58 - 11 Prill, 2022

schedule 09:58 - 11 Prill, 2022

Detaje të reja kanë dalë nga goditja e policëve të korruptuar në doganën e Morinës në Kukës.

Sipas përgjimeve të SPAK rezulton se efektivët e policisë merrni shumë ta konsiderueshme parash duke favorizuar njerëz që kalonin në kufi edhe pse duke shkelur ligjin.

Sipas Prokurorisë punonjësit përfitonin shumë të ndryshme deri në 400 euro nga ata që kryenin kontrabandë.  Po ashtu nga përgjimet del se efektivët e policisë kanë përdorur edhe sistemin TIMS, për të verifikuar penalitetin e personave të dyshuar që kalonin në kufi.

Lexo edhe: “Mos hajde pa 250 mijë”, Abcnews.al zbardh përgjimet që fundosën efektivët në Morinë

Së paku 313 raste janë të dokumentuara nga SPAK për korrupsion me pamje filmike audio e video.

Gjykata çmon se ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se personat nën hetim Laert Sulo, Ani Hoxholli, EMilton Hasllanaj, Halim Shehu, Arben Kastrati, Arjan Sokoli, Dashnor Braha, Elidjana Toçila, Endrit Uka, Fatri Isiberi, Fatri Braha, Gëzim Duraku, Haqif Halilaj, Kapllan Dogjani, Mimoza Shahinaj (Ismailaj), Muhamet Cengu, Rezarta Lako, Urim Lami (Elezi), Vehbi Nerguti, Vojsava Selmani, Xhuliana Maksutaj, Ylber Hoxha, Bedri Duraku, Avni Tershalla, Arben Goçi, Shpëtim Cenaj, Atli Jashati dhe Sule Onuzi, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.

Edhe më herët Abcnews.al ka zbardhur një pjesë të përgjimeve që kanë fundosur efektivët e policisë në pikën e kalimit kufitar në Morinë, të arrestuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Në bisedat telefonike të përgjuara flitet për shuma parash në këmbimit të kalimit në kufi. Siç kuptohet nga përgjimet efektivët u merrnin lekë nën dorë qytetarëve dhe më pas ryshfetin e ndanin me njëri-tjetrin. Në një prej episodeve të përgjuara dy efektivët Halim Shehu dhe Fatri Iseberi flasin me njëri tjetrin për shumat e kërkuara dhe ndarjen e lekëve.

Nga sa kuptohet nga përgjimet e siguruara nga gazetarja Xhensila Kodra, Halim Shehu ka folur me klientin por ky i ka ofruar 150 mijë lekë, kurse efektivi nuk ka pranuar duke thënë se nuk bëhet pa 250. Këtë bisedë ai e ka ndarë me kolegun Fatri Iseberi. Ky i fundit duket se është dakord dhe me këtë shumë.

Njëqind e pesëdhejtëshi nuk a keq. Gjendja ka degjeneru prapë (nuk kuptohet qarte) i degjenerum”, thuhet në një pjesë përgjimi për marrjen e lekëve.

/abcnews.al/