Luftoi krahë forcave ruse në Ukrainë, vritet mercenari serb

schedule22:18 - 10 Prill, 2022

schedule 22:18 - 10 Prill, 2022

Një mercenar serb, i cili ka luftuar në anën e rusëve është vrarë në Ukrainë. Stefan Dimitrijeviç (1989) nga Beogradi, i njohur me pseudonimin “Çelavi” (Tullaci shq.) është vrarë gjatë luftimeve në Lugansk të Ukrainës.

Për vrasjen e tij ka njoftuar në rrjete sociale miku i tij, Stevan Millosheviq. Dimitrijeviqi kishte qenë vullnetar në Lugansk që nga viti 2014 dhe ishte nderuar nga Rusia për kontributin e tij.

Një mercenar tjetër nga Serbia që po lufton në krah të Rusisë në Ukrainë është edhe Dejan Vujiç.

Ai është mik i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjë që shihet edhe në një foto të përbashkët që vet Vujiçi e ka postuar në profilin e tij në Facebook.

Ai ka postuar edhe foto të tij nga Ukraina, i armatosur. Një numër i konsiderueshëm i shtetasve të Serbisë dhe qytetarë serbë nga shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor po luftojnë në anën e rusëve në Ukrainë.

Serbia po bën përpjekje maksimale që të fshehë pjesëmarrjen e shtetasve të saj në luftën në Ukrainë, në krah të Rusisë. Qëkur nisi lufta, Vuçiçi e ka cituar ligjin që ndalon pjesëmarrjen e shtetasve në luftërat e huaja.

Bashkimi i mercenarëve serbë në konfliktin në Ukrainë ka nisur që nga viti 2014, kur Rusia pushtoi gadishullin ukrainas të Krimesë. /GazetaExpress/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!