Manchester City dhe Liverpool nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 mes tyre në supersfidën e Premier League, nga ku luhej edhe një pjesë titulli.
Kevin de Bruyne ishte një nga autorët e golave të kësaj sfide, i cili shënoi që në minutën e 5-të për ti hapur rrugën një spektakli që ishte i garantuar.
Pas kësaj ndeshje, lojtari i “Qytetarëve” analizoi takimin e sotëm, ndërsa u shpreh se luajtën mirë dhe duhet të kishin shënuar më shumë gola.
“Ne luajtëm shkëlqyeshëm. Ne duhej të kishim shënuar më shumë, por është si është. Mendoj se ishte ndeshje e shkëlqyer dhe ne krijuam mjaftueshëm për të fituar ndeshjen.
Shumë njerëz kanë thënë se kush fiton sot, fiton Premier Leaguen, por nuk mendoj se ndonjëra skuadër mendoi kështu.
Kalendari është i vështirë për të dyja skuadrat që t’i fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura. Por mënyra si luajtëm sot është ajo se si duhet vazhdojmë”, deklaroi lojtari belg. /f.a/abcnews.al