Ben Affleck dhe Jennifer Lopez janë fejuar sërish. Lopez njoftoi fejesën përmes një videoje, në të cilën vë në pah unazën e madhe prej diamanti. Këngëtarja shihet e përlotur ndërsa dëgjohet duke thënë se “Ti je perfekt”. Burime thonë se video është në fakt një shpallje fejese. Lopez, dhe
Affleck ndezën thashethemet e fejesës në fillim të javës, kur ajo u fotografua me një unazë në gisht ndërsa bënte pazar me vajzën 14-vjeçare Emme. Çifti fillimisht filloi të takohej në vitin 2002. Në nëntor të atij viti, Affleck i propozoi Lopez me një diamant me vlerë 2.5 milionë dollarë.

Fatkeqësisht, vëmendja e madhe nga media bëri që çifti të shtynte dhe përfundimisht të anulonte dasmën e tyre të vitit 2003. Lopez i dha fund fejesës në fillim të vitit 2004 dhe u martua me këngëtarin Marc Anthony në qershor të të njëjtit vit. Çifti u bënë prindër të dy binjakëve Max dhe Emme në 2008.
Ndërkohë, Affleck vazhdoi me Jennifer Garner. Ai ka tre fëmijë me aktoren. Të dy martesat e tyre përfunduan në divorc, por Lopez që hyri në një tjetër romancë me Alex Rodriguez në 2017. Pasi i dha fund fejesës me këtë të fundit vitin e kaluar, Lopez u rikthye në krahët e Affleck pas afro dy dekadash.

Dyshja – të cilët sapo kanë blerë një rezidencë 50 milionë dollarëshe në Bel Air – kanë krijuar një marrëdhënie të fortë që atëherë. “Nuk mund ta imagjinonit kurrë se diçka e tillë mund të ndodhte. Është një gjë e bukur.”, pranoi ylli i “Marry Me” për ribashkimin e tyre.


/abcnews.al

