Kapen 808 kg kokainë kolumbiane në Maltë, zbulohet destinacioni

schedule19:05 - 8 Prill, 2022

schedule 19:05 - 8 Prill, 2022

Një sasi e madhe droge është kapur mëngjesin e ditës së enjte në portin e Maltës.

Sasia e kapur arrinte në 808 kilogram kokainë dhe kapte vlerën e 108 milionë euro.

Droga ishte nisur nga porti i Turbos në Kolumbi dhe kishte si destinacion Turqinë. Sasia e drogës e cila ishte secila me paketim 1 kilogramësh ishte fshehur në një ngarkesë frigoriferike prej 1200 kutish bananesh.

Punonjësit e doganës, së bashku me pjesëtarët e skuadrës së policisë së Maltës për drogën, të cilët u thirrën në vendngjarje, hapën kontenierin dhe filluan të inspektojnë fizikisht të gjitha kutitë dhe më pas ngritën 800 pako me një substancë të bardhë të fshehura në 26 kuti, të cilat dhanë një tregues pozitiv për kokainë me pastërti të lartë.

Pakot mbanin një peshë neto prej 1 kg secila dhe ishin të fshehura brenda kutive me fruta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!