I rrezikuar nga zhdukja, lind kanguri i rrallë në Angli

schedule07:59 - 8 Prill, 2022

schedule 07:59 - 8 Prill, 2022

Në një kopsht zoologjik në Britani të Madhe lindi një pademelon, lloj kanguri i vogël.

Lajmin e bëri të ditur kopshti zoologjik Chester, duke njoftuar për lindjen e kangurit të rrallë.

Ky lloj rritet deri në 0.6m dhe është specie e rrezikuar nga zhdukja. Sakaq, ai mund të gjendet vetëm në tre ishuj të vegjël në Azinë Juglindore.

Në pamjen e publikuar nga kopshti zoologjik, kanguri kishte nisur të dalë pak nga xhepi i nënës së tij./abcnews.al