Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kuleba falenderon OKB-në për pezullimin e Rusisë nga Këshillit i të Drejtave të Njeriut

schedule20:16 - 7 Prill, 2022

schedule 20:16 - 7 Prill, 2022

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka falënderuar vendet anëtare që votuan sot për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut .

Kuleba tha se është “mirënjohës” për votën dhe për vendet anëtare që zgjodhën “anën e duhur të historisë”.

Reagimi i Kulebës vjen pasi Rusia u përjashtua nga OKB për raportet për “shkelje të rënda dhe sistematike dhe abuzime të të drejtave të njeriut” nga forcat ruse në Ukrainë.



Lexo edhe: OKB e pezulloi nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut, reagon Moska zyrtare

Gjithsej 93 vende votuan pro largimit të Rusisë nga OKB, ndërsa 24 vende votuan kundër dhe 58 vende abstenuan.

Ambasadorja e SHBA Linda Thomas-Greenfield nisi fushatën për të pezulluar Rusinë nga vendi i saj në Këshillin e të Drejtave të Njeriut prej 47 anëtarësh pas publikimit të videove dhe fotove nga rrugët e Bucha të mbushura me trupa të pajetë civilësh.

Vdekjet kanë shkaktuar neveri globale dhe thirrje për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë, e cila ka mohuar me forcë se trupat e saj janë përgjegjës për masakrën në Bucha./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!