Pranvera ka ardhur, moti po ngrohet ngadalë ndërsa ne po përgatitemi për ditë më të nxehta. Çfarë na vjen në mendje kur dëgjojmë fjalën verë? Kilet që kemi shtuar gjatë dimrit. Nëse doni të dobësoheni, mund të përdorni një pije, ideale pas ngrënies, që ndihmon në balancimin e glukozës në gjak.
Bëhet fjalë për uthull dhe ujë të gazuar. Uthulla është shumë e dobishme për organizmin, pasi ndihmon në metabolizmin e ushqimit. Konsumimi pas ngrënies redukton përthithjen e glukozës në gjak. Konsumi i uthullës (2-6 lugë gjelle/ditë) ndihmon në uljen e përthithjes së glukozës nga ushqimet me karbohidrate.
Në të njëjtën kohë, uthulla lufton fryrjen e barkut por edhe ndihmon në luftimin e kapsllëkut. Përveç uthullës, pija që rekomandojmë përmban xhenxhefil, një aromatik anti-inflamator, i cili ndihmon sistemin tretës, shkruan abcnews.al.
Shihni recetën:
Përbërësit për 1 gotë
1 filxhan ujë të gazuar (mund të bëhet edhe me pa gaz nëse nuk e preferoni)
1 lugë uthull molle
½ lugë çaji pluhur xhenxhefili i ëmbël
Procedura
Përziejini mirë të gjithë përbërësit dhe më pas hidhini në gotën me akull. Pihet e ftohtë, në mënyrë ideale pas çdo vakti, veçanërisht nëse kemi konsumuar shumë karbohidrate. /abcnews.al