Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen gjatë stërvitjes së djeshme ndjeu dhimbje, që kishin të bënin me një shqetësim muskulor, gjë e cila ka shqetësuar stafin e skuadrës italiane.
Nigeriani ka zhvilluar vizitat mjekësore, ndërsa është mësuar edhe dëmtimi i tij, ku sipas mjekëve nuk ka asgjë serioze, teksa është stërvitur individualisht gjatë seancave stërvitore të ditës së sotme.
Në këtë mënyrë qetësohet edhe trajneri Luciano Spalletti i cili shpresoj që sulmuesi të rikuperohet sa më shpejt për të pasur në dispozicion të skuadrës në kuadër të ndeshjes me Fiorentinën në Seria A, takim që do të luhet ditën e diel në stadiumin “Maradona”. /f.a/abcnews.al